Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën finale të partive politike.
Mësohet se sot janë certifikuar PDK, LDK, AAK-PSD dhe koalicionit VAKAT.
Mësohet se numri i kandidatëve nga këto parti shkon në 385.
Ndryshe, anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor Stevan Veselinoviq e ka braktisur mbledhjen e këtij komisioni për shkak të marrjes së vendimit që dokumentet e identifikimit të votuesve gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë duhet të jenë të lëshuara në Kosovë.
“Është shkelur neni 90 i Ligjit të zgjedhjeve dhe neni 16 i Rregullit për zgjedhjet nr. 09/2013 ku thuhet qartë se për votim si mënyrë e identifikimit të votuesve përdoren të gjitha dokumentet e vlefshme me përjashtim të patent shoferit i cili duhet të jetë lëshuar në Kosovë”, ka thënë Veselinoviq në kumtesë.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...