Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhëna nga plani i buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Sipas KQZ-së, buxheti i planifikuar është në vlerën e 7 milionë e 771 mijë e 486 eurove.
Ky buxhet është duke diskutuar në mbledhjen e KQZ-së.
Kjo vlerë është e përafërt me buxhetin e planifikuar për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, e cila ishte në shumën e 8.7 milionë eurove.
Ditë më parë, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka treguar se pasi ky institucion të miratojë planifikimin buxhetor “kërkesën për buxhet do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës”.
Sipas tij, KQZ-ja ka vepruar kështu edhe në rastet e tjera kur Kosova kishte zgjedhje të parakohshme ose që kanë ndodhur pa planifikim.
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen dy persona nga Kosova në Ti...
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...