Komisioni i Pavarur për Media është tërhequr nga iniciativa për të ndaluar raportimin nga gjykata përmes ndryshimit të Kodit të Etikës.
KPM-ja ka marrë vendim që të pezullojë procesin e plotësim-ndryshimit të Kodit të Etikës për ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele në Republikën e Kosovës.
KPM-ja me datë 9 dhjetor 2019 kishte shpallur për diskutim publik Draft-Kodin e Etikës për ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele.
Pas kundërshtimeve nga shoqëria civile lidhur me propozim-ndryshimet e reja të Kodit të Etikës të cilat do të pengonin punën e mediave, KPM-ja ka pezulluar procesin.
Ky vendim i KPM-së për pezullimin e plotësim-ndryshimit të Kodit të Etikës mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të KPM-së.

“Gjyshe, ulu”: Momenti kur ushtria ukrainase shpëton një 77-...
Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur
Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet ...
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në...
Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...