Këshilli Prokurorial i Kosovës ka sqaruar qytetarët se nga të gjitha të dhënat zyrtare të cilat i disponon ky institucion nuk ka asnjë dilemë se kryeprokurori Aleksandër Lumezi, për procesin e përzgjedhjes në këtë pozitë ka ofruar dokumentet e kërkuara, përfshirë certifikatën për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, origjinaliteti i së cilës sipas tyre, nuk është vënë në pikëpyetje asnjëherë dhe me asgjë.
Ky Këshill ka thënë poashtu se procesi i përzgjedhjes së Lumezit fillimisht si prokuror, pastaj si Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit dhe së fundi si Kryeprokuror i Shtetit ka kaluar përmes të gjitha procedurave të rekrutimit dhe verifikimit të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligj.
Për më tepër, sipas tyre, Lumezi, ka kaluar me sukses procesin e rekrutimit dhe verifikimit i cili ishte organizuar gjatë procesit të emërimit dhe riemërimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, proces ky i organizuar dhe udhëhequr në vitin 2009-2010 nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial.
Si pjesë kryesore e këtij procesi ishte verifikimi i integritetit profesional dhe personal të kandidatëve, përfshirë kryeprokurorin Lumezi.
Ky reagim i KPK-së erdhi pas raportimeve të fundit të mediave, që pasuan akuzën e ish-Rektorit të Univeristetit të Prishtinës, Enver Hasani se Lumezi kishte falsifikuar provimin e Jurisprudencës,
KPK-ja i cilëson këto përpjekje me tendencë për të dëmtuar imazhin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të sistemit prokurorial, prandaj kanë kërkuar nga ata të cilët i kanë ngritur këto dyshimi, që të njëjtat t’i tërheqin publikisht.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...