Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) miratoi sot në takimin e tij të rregullt politikat e trajnimit për prokurorët dhe stafin administrativ të sistemit prokurorial për vitin 2020, të cilat do ta përshtaten me Planin e punës së Akademisë së Drejtësisë dhe bazohen në kompetencat ndërsektoriale, si dhe janë harmonizuar me dokumentet strategjike, duke i kushtuar vëmendje të veçantë metodologjisë së luftimit të krimit financiar, korrupsionit dhe krimeve të luftës.
Gjatë këtij takimi të udhëhequr nga Kryesuesi Bahri Hyseni, pas hedhjes së shortit, Këshilli Prokurorial ka miratuar po ashtu formimin e dy paneleve hetimore për shqyrtimin e rasteve disiplinore në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Nga ana tjetër, në kuadër të raportimeve të rregullta të kryesuesve të komisioneve të përhershme për aktivitetet e tyre për nëntëmujorin e këtij viti, Këshillit i raportuan Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi, Kryesuesja e Komisionit për Vlerësimin e Prokurorëve, Ikramije Bojaxhiu, Kryesuesja e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, Dëshirë Jusaj dhe Kryesuesja e Komisionit për Administrimin e Prokurorive, Radica Miliq.
Rrjedhimisht në fund të takimit është miratuar edhe Raporti i Komisionit për Vlerësim të performancës së prokurorëve./arbresh.info
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...