Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e radhës aprovoi kërkesën e Koordinatores Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, për kompensimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës të angazhuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2019.
Kryesues i KPK-së, Bahri Hyseni, bëri të ditur se në këtë fazë nuk kanë buxhet, por që të angazhuarit duhet që të kompensohen në bazë të ligjit.
Ju njoftojmë se mjete aktualisht nuk ka, mirëpo le të jetë një vendim i cili në rast se në të ardhmen KPK ka mjete, atëherë me i këta që kanë punuar në formë të kujdestarisë, që është krejt ligjore jashtë orarit”, tha Hyseni.
Sipas tij, 100 prokurorët që kanë kujdestaruar gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit do të kompensohen me një shumë simbolike prej 50 eurosh.
“Kompensimi i stafit civil është i rregulluar me ligj, mjete nuk ka, por le të marrim një vendim që nëse në të ardhmen KPK-ja ka mjete atëherë ata do kompensohen. 50 euro për secili të angazhuar”, u shpreh ai.
Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën me 6 tetor ishion të angazhuar 100 prokurorë kujdestarë në 38 komuna të vendit./arbresh.info
Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...