Në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për Vetingun, nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Këshilli Prokurorial të Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Mungesa e tyre vije pas paralajmërimit nga këto dy institucione se do të bojkotojnë çdo bashkëpunim me Ministrin e Drejtësisë, nëse nuk ka distancim nga deklarata e zv.ministrit Sallahu i cili kishte thënë se prokurorët janë të lidhur me krimin.
Në këtë takim ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka ftuar të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë në procesin e Vetingut.
Thirrje për bashkëpunim për KPK-në e KGJK-në, ka bërë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...