Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar ashpër pas sulmit fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala, sulm i cili është i lidhur me punën e tij zyrtare.
Këto dy institucione kanë theksuar se akte të tilla ndaj prokurorëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
KPK dhe ZKPSH kanë siguruar publikun se sulmi ndaj prokurorit është duke u trajtuar me prioritet nga organet kompetente.
Reagimi i plotë:
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) dënojnë ashpër sulmin e sotëm fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, z. Ramiz Buzhala, sulm ky, i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare.
KPK-ja dhe ZKPSH-ja, theksojnë se aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorit Buzhala, duke e mbështetur në punën e tij të përditshme dhe duke e inkurajuar për përmbushjen e misionit të tij ligjor.
Gjithashtu, KPK dhe ZKPSH, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Këto dy institucione të sistemit prokurorial, sigurojnë opinionin publik se sulmi ndaj prokurorit Ramiz Buzhala është duke u trajtuar me prioritet nga organet kompetente dhe ndaj sulmuesit është marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe janë duke u ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm ligjorë./Arbresh.info
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...