Policia e Kosovës raporton se i është gjetur elektroshok një kosovari që po udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
“Raportohet se të dyshuarit mashkull kosovar, në ANP, në shkuarje gjatë kontrollit në valixhen e tij i është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Elektroshok është armë, e cila përdoret për paaftësim të personit përmes elektroshokut që ka për qëllim pengimin e funksioneve të muskujve sipërfaqësorë.
Hyn në mesin e armëve tek Ligji për armët, aty ku parashihet edhe forma legale e përdorimit të tyre. /arbresh.info/