Petrit Bylykbashi ishte diagnostifikuar me koronavirus 3 muaj më parë dhe pas dy javësh i njëjti ishte testuar negativ, pra ishte shëruar nga koronavirusi.
E Bylykbashi sot nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se ka rezultuar pozitiv me virusin Korona pas 3 muaj nga shërimi.
Ai thotë se virusi kësaj radhe është shumë më agresiv dhe po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, në mushkëri.
Ky është postimi i tij:
Ky virus i cuditshem!
Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.
Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.
Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.
Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova