Kosovari shkakton aksident në Lezhë, ndërron jetë këmbësorja

09:51 | 16 Gusht 2019
A Z
Një 54-vjeçare është përplasur për vdekje mëngjesin e kësaj të enjte në superstradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

54-vjeçarja me iniciale A.M., banuese në Mirditë ka qenë duke tentuar të kalonte në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës, ndërsa u përplas nga një automjet.

Gruaja ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale H.A banues në Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shpërndaje në rrjete sociale