Ushtria e Serbisë tash e tutje do të udhëhiqet nga një serb i Mitrovicë.
Kjo pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se ka pranuar kërkesën e shefit të deritashëm të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, për pensionim, transmeton klan kosova.
Dikoviq do të zëvendësohet në këtë pozitë nga Millan Mojsilloviq, i cili deri tash ka shërbyer në ministrinë e Mbrojtjes në Serbi.

Mojsilloviq ka lindur më 3 gusht 1967 në qytetin e Mitrovicës.
Ndryshe komandanti i deritanishëm Dikoviq ka qenë komandant i brigadës së 37-të të ushtrisë jugosllave.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi pati thënë se posedon dokumente që tregojnë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rezallë kanë marrë pjesë ushtarët e brigadës 37.
Dikoviq i ka mohuar këto pretendime dhe prokurorët serbë nuk kanë ngritur ndonjë akuzë kundër tij.

Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...