Tre pistoleta, tip “Glock” si dhe 25 fishekë iu gjetën një shtetasi nga Kosova që udhëtonte drejt Shqipërisë këtë të dielë. H.M. 44 vjeçar nga Prishtina, udhëtonte me një makinë tip Seat, kur u ndalua në pikën kufitare dhe u përzgjodh nga policët për t’u kontrolluar.
“Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock”, 25 fishekë” thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk ka informacion për çfarë qëllimi po futeshin armët në Shqipëri, por i arrestuari është marrë në pyetje për të zbuluar bashkëpuntorët e mundshëm, shkruan lapsi.al.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit