Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se pjesëmarrja e të gjitha pagesave me vonesë më shumë se 30 ditë në gjithsej numrin e pagesave të kësteve kreditore të realizuara gjatë vitit përkatës tregon trend të qëndrueshëm prej mesatarisht 2.7 përqind në dhjetë vitet e fundit, megjithëse me tendencë rritëse nga viti 2018.
“Vitet pas pandemisë COVID-19 shënojnë shkallën më të lartë të pagesave me vonesë, prej 3.4 përqind në 2020 dhe 4.0 përqind në 2021. Pjesëmarrja e pagesave me vonesë sipas kohës së vonesës (klasifikimet kreditore sipas ditëve në vonesë) tregon që vonesat për periudha më të shkurtra kishin trend më të qëndrueshmen me oscilime të vogla ndër vite”, thuhet në raportin e BQK-së “Ngarkesa me borxh e ekonomive familjare në Kosovë”.
Ndërsa vonesat më afatgjata, sipas BQK-së përkatësisht mbi 90 ditë, kishin trend stabil deri në vitin 2018, kur edhe filluan rritjen e pjesëmarrjes./arbresh.info/
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...