Takimit i djeshëm midis dy ministrave të jashtëm të Japonisë dhe Kosovës, Taro Konos dhe Behgjet Pacollit në Tokio ka bërë që të mbërrij nota verbale japoneze me lajmin e mirë për qytetarët e Kosovës.
Ky shtet pranoi menjëherë kërkesën e ministrit Pacolli, që vizat për kosovarët, që duan të udhëtojnë në Japoni, të jepen pranë Ambasadës së këtij vendi në Tiranë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Ky është një lehtësim i konsiderueshëm për shtetasit e Kosovës, duke pasur parasysh se deri më tani, vizat për ta jepeshin në ambasadën e Japonisë në Vjenë. Gjatë takimit të djeshëm pala japoneze premtoi se do ta merrte parasysh kërkesën e shefit të diplomacisë së Kosovës për regjim pa viza, në rast se Bashkimi Evropian do t’i heqë vizat për kosovarët në të ardhmen e afërt”, thuhet në komunikatë
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari