Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka mirëpritur lajmin që kosovarët në Gjermani që nga sot e tutje, do të regjistrohen vetëm si shtetas të Kosovës, e jo të Serbisë.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka falënderuar shtetin gjerman ndërsa u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve atje që t’i korrigjojnë dokumentet e shtetësisë, shkruan Arbresh.info.
“Pas më shumë se 17 vjet, është arritur zgjidhja me autoritetet përkatëse gjermane lidhur me regjistrimet e shtetasve të Kosovës. Shumë prej jush jeni detyruar padrejtësisht të regjistroheni si shtetas të Serbisë në dokumentacionin gjerman, një gjë që nga sot nuk do të përsëritet më. Dua të shpreh mirënjohjen e thellë për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ka punuar me përkushtim për të negociuar dhe siguruar këtë ndryshim të rëndësishëm e të nevojshëm’, tha Kurti.
“Fal angazhimit, është miratuar një udhëzim që të gjithë qytetarët e Kosovës të regjistrohen vetëm si shtetas të Republikës së Kosovës. Ky ndryshim ka hyrë në fuqi në të gjitha lëndët gjermane. Ju bëjmë thirrje bashkatdhetarëve që të verifikoni dhe korrigjoni regjistrimin e shtetësisë në dokumentet tuaja”, tha tutje Kurti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kosovarët në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...
Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Ira...
Iranianët përballen me ndërprerjen më të gjatë kombëtare të ...
Akturkoglu vendos derbin e madh, Fenerbahçe triumfon në dram...