Kosovarët mirënjohës ndaj Amerikës, ish-ushtari amerikan: Kjo është ajo për të cilën kam veshur 20 vite uniformën!

10:13 | 18 Shkurt 2019
A Z

Në mesin e shumë qytetarëve që dje në Prishtinë festuan 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ishte edhe gazetari amerikan, Nolan Peterson.

Madje ai në llogarinë e tij Facebook me miqtë e tij në llogarinë Facebook ndau një moment të veçantë nga kjo festë, ku ndër të tjera u shpreh të jetë i impresionuar nga mikpritja që iu bë.

Nolan rrëfeu se si një kamarier në një lokal në kryeqytet e qerasi me kafe dhe drekë, si shenjë falënderimi që Amerika ka ndihmuar Kosovën për liri dhe pavarësi.

Në këtë postim të gazetarit ka komentuar edhe një qytetar tjetër amerikan, i cili ka shërbyer si ushtar i Amerikës për njëzet vite.

Ai kur komentoi rrëfimin e Peterson-it shkroi: Faleminderit që e ndave këtë. Kjo është ajo për të cilën unë e kam veshur 20 vite uniformën.

Shpërndaje në rrjete sociale