Për shkak se Serbia nuk e zbaton marrëveshjen për energjinë, Kosova vazhdon të tërheqë energji në mënyrë të paautorizuar nga rrjeti i Sistemit Energjetik të Evropës Kontinentale.
Kjo, për t’i mbuluar humbjet e energjisë së paarkëtuar në komunat veriore të vendit, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë (KOSTT), që nga data 1 prill e deri më tani nga sistemi interkonjektiv i Evropës janë tërhequr në këtë formë 33 gigavatë energji.
Para muajit dhjetor të vitit të kaluar energjia e papaguar në veri kompensohej përmes faturave të qytetarëve në pjesët e tjera të vendit. Kjo praktikë ishte ndërprerë pasi që Avokati i Popullit kishte konstatuar se kjo përbënte shkelje të të drejtave të qytetarëve të Kosovës.
Ky institucion kishte gjetur se rreth 5.24 për qind e kërkesës për energji apo rreth 8 milionë euro ishin shpenzuar nga komunat në veri të Kosovës kryesisht të banuara me shumicë serbe, ndërsa shpenzimet e kësaj energjie i ishin faturuar pjesës tjetër të qytetarëve të Kosovës.
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...