Kosovës pritet t’i shtohet edhe një Gjykatë Speciale, kësaj radhe për trajtimin e lëndëve të korrupsionit.
Të paktën, ky është zotim i ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, se gjatë këtij mandati do të themelojë këtë gjykatë, raporton KTV.
Kjo, sipas tij, do të bëhet përmes rishikimit të sektorit të drejtësisë.
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ka nxjerrë në pah nivelin e lartë të korrupsionit.
Ministri Tahiri thotë se aktualisht janë mbi 40 raste të shënjestruara të korrupsionit.
Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, nuk pret shumë nga themelimi i kësaj gjykate, ndonëse krijimin e saj e kanë rekomanduar tash e një vit.
Sipas tij, Qeveria do të duhej që këtë gjykatë ta kishte themeluar që moti.
Vetëm në kabinetin e qeverisë Haradinaj janë tre ministra të akuzuar për vepra të ndryshme.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për konflikt interesi, si dhe ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, për aferën “Pronto”./KTV/
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi