Po mbahet Konferenca shkencore ndërkombëtarë për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot – Skënderbeut
Jahja Lluka kryetar i komisionit ndërministror ka thënë se jeta dhe vepra e Gjergj Skënderbeut tregon se si ta ruajmë lirin.
“Shqiptaret gjithandej është rritur dhe zhvilluar e cila na njeh e gjithë bota me heroin Gjergj Kastriot Skënderbeun. Ndjehen i lumtur qe ne gjithë boten shqiptarë na njohin me ketë figurë.Përmes këtij organizimi ju do te nxjerrin në pah historitë e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe sa më te bashkuara të jemi aq më te lumtur do te ndjehemi. Jeta dhe vepra e Gjergjit tonë te madh tregon se si ta ruajmë lirin”. Tha lluka.
Shyqeri Bytyqi, ministër i arsimit shkencës dhe teknologjisë, thotë se Skënderbeu ishte shembulli me i mirë dhe ishte udhërrëfyesi jonë.
“Gjergj Kastriot Skënderbeu është njeri nga figurat me te respektuat ne historinë shqiptarë. Skënderbeu për vite të tëra shërbeu si i tillë për shqiptaret Kosovës ishte shembulli me i mirë dhe ishte udhërrëfyesi jon”, tha Bytyqi.
Ndonëse ishte paralajmëruar qe në këtë konferencë do të merrnin pjesë edhe Kryeministri dhe Presidenti i Kosovës, ata nuk janë duke marruar pjesë./arbresh.info/

AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...