Kosova pritet që shumë shpejt ta ketë operatorin e tretë të telefonisë mobile.
Ditë më parë, Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike e Postare ka hapur konkurs për brez të ri frekuencor që nënkupton se janë hapur edhe procedurat për një operator të ri në Kosovë.
Ky operator është rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë në shtator të 2013-ës.
Por në Kosovë ka rezerva të shumta sa i përket futjes së një operatori të ri, e që parashihet që të jetë nga shteti i Serbisë, raporton KTV.
Visar Azemi, nga KOSID thotë se çdokush duhet të ketë të drejtë të konkurrojë në tenderin për operatorin e ri. Sipas tij, një marrëveshje politike nuk bënë të përcaktojë se kush do të jetë ai.
Deri tash janë dhënë shumë pak detaje për mënyrën e implementimit të kësaj marrëveshjeje.
Për shumë, ardhja e një operatori të ri parashihet se do të dëmtojë edhe më shumë Postën dhe Telekomin e Kosovës.
Para më shumë se një viti në Bruksel u arrit marrëveshja për telekomunikacionin mes Kosovës e Serbisë.
Operatori i ri vjen si kërkesë e kamotshme e Serbisë, e cila ka insistuar vazhdimisht se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë duhet të kenë telefoninë e tyre.
Megjithatë, prej përfundimit të luftës operatorë ilegalë të Serbisë kanë operuar në Kosovë, duke dëmtuar jashtëzakonisht shumë operatorët vendës./arbresh.info/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...