Me iniciativën e Grupit për Sisteme Juridike dhe Politike është organizuar tryeza në të cilën është diskutuar për “Sfidat në Reformën e Administratës Publike: Ku qëndron Kosova?”, raporton “Zeri.info”.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë ministri i Ministrisë se Administratës Publike, Mahir Yagcilar, zëvendësministri i ministrisë së Financave, Fatmir Gashi dhe Venera Hajrullahu drejtoreshë e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile.
Albana Rexha nga grupi për Studime Juridike dhe Politike ka treguar disa nga gjetjet që i kanë bere për reformat administrative.
Sipas saj mangësitë janë gjetur në mos unifikimin e pagave, mënyrat e rekrutimit, përvetësimi jo efikas dhe mungesa e mekanizmave llogaridhënëse.
Po ashtu ajo ka thëne që në ministri mungon bashkëpunimi institucional.
Në fjalën e tij ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka thëne se vërejtjet janë me vend dhe se ka ngecje në reforma administrative, raporton tutje “Zëri.info”.
“Shumica e konstatimeve qëndrojnë pasi që janë sfida sa shoqërore por edhe institucionale pasi që duhet një përshpejtim i reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian” ka thenë Yagcilar.
Tutje ai ka folur edhe për gjendjen e tanishme në reformat administrative, për strategjinë e modernizimit për reformat publike si dhe për tri projektligjet që do të vinë.
“Kosova nuk qëndron keq në shumicën e raporteve shumë herë qëndron në mesatare. Sa i përket zhvillimve të politikave Kosova qëndron më së miri në rajon. 80% të punëtorëve në shërbime publike janë të emëruar sipas kodit dhe rregullores së punës” ka thënë tutje ai.
Yagcilar ka folur edhe për projektligjet që pritet të vinë se shpejti e që do ta ndihmojmë reformat publike.
“Pas një pune intensive ne jemi në finale të hartimit të planit për projektligjet pra atë për zyrtarin publik dhe atë për paga që do të u shërbej atyre që përfitojnë nga pagat e shtetit”, ka thënë tutje Yagcilar.
Ai ka premtuar që modernizimi i Administratës Publike dhe avancimi i saj do të jenë prioritet për këtë ministri.
“Modernizimi i administratës publike ne Kosove dhe avancimi i saj është një prioritet pasi që nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa një reformë administrative të mirëfilltë”, ka përfunduar ai.
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Fatmir Gashi ka thënë se gjetjet e raportit identifikojnë shumë sfida të procesit të Reformës Administrative.
“Raporti vendos shumë besim që një strategji gjithëpërfshirëse ndihmon këtë proces. Unë mendoj që menaxhimi adaptim është më i rëndësishëm në ketë kohë. Në Kosovë iniciativa e ligjeve bëhet nga një grup i veçantë dhe si vie ky ligj formohet grupi punues që formon koncept-ligjin dhe kështu me radhë” ka thënë Gashi.
Tutje ai ka thënë që në Kosovë mungon bashkëpunimi institucional mes ministrive dhe hallkave tjera institucionale, raporton “Zëri.info”.
“Nuk ka ligj që shkon në Kuvendin e Kosovës e që nuk rishikohet se sa ndikon në buxhet pastaj edhe në social dhe publik. Këtu mungon bashkëpunimi institucional”, ka thënë tutje Gashi.
Ai ka thënë që Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për mbështetje buxhetore për reformat administrative.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për përkrahje buxhetore për reformat administrative ndërsa Bashkimi Evropian për mbikëqyrje të saj”, ka thënë ai. /Zeri/
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fis...
Magjia e tavolinës së Vitit të Ri, disa ide dekorimi
Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...