Kosova s’do të ketë më terminale private

13:46 | 19 Mars 2026
A Z

Që nga dje të gjithë terminalet në kufi dhe ato brenda vendit janë shtetërore, ose operohen nga shteti.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se pritet që disa prej terminaleve të zgjerohen.

“Nga dje s’ka terminal privat, të gjitha terminalet ose janë shtetërore, ose operohen nga shteti. Në kuadër të kësaj, kemi paraparë zgjerimin e terminaleve shtetërore, njëri nga ta është Terminali i Vërmicës”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë, ku u miratua vendimi për shpronësim të disa pronave që prekin zgjerimin e këtij terminali.

Shpërndaje në rrjete sociale