Kosova po rrezikon të përjashtohet nga disa organizata ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka paralajmëruar kolegët e tij në kabinetin e Qeverisë së Kosovës që të kryejnë obligimet që ka Kosova, përndryshe vendi rrezikon të përjashtohet nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Ai tha që kjo po ndodh për shkak të borxhit të disa ministrive ndaj këtyre organizmav, raporton Klan Kosova.
Kërkesën e Hoxhajt që Kosova t’i shlyejë borxhet e përkrahu edhe Kryeministri Haradinaj, i cili tha që ‘e kemi obligim të mos e lëmë vendin borxh’.
Vet Kryeministri Haradinaj njoftoi kabinetin e tij të ministrave për vizitën e Këshillit të NATOs dhe Kongresmenit amerikan, Eliot Engel, i cili do të vijë në Kosovë më 17 nëntor.
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...
Haziri: Abdixhiku e ka dhënë aktin e dorëheqjes
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...
Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...