Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi dhe zyrtari i lartë Shkelzen Gërxhaliu, kanë zhvilluar një takim me drejtoreshën e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), Anna Gover dhe menaxherin për vlerësim, Goran Dakovic.
Temë e këtij diskutimi ishte aplikimi i AKA-së për anëtarësim në ENQA. Drejtuesit e ENQA-së kanë vlerësuar punën e AKA-së në adresimin e standardeve evropiane (ESG) për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe zbatimin e rekomandimeve të ENQA nga vlerësimi paraprak.
Drejtuesit e AKA-së dhe ENQA u pajtuan që AKA të aplikojë për vlerësim nga ENQA, për t’i hapur rrugë regjistrimit në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Gjithashtu AKA do të aplikojë edhe për anëtarësim si “affiliate member” në ENQA.
Menaxheri për vlerësim i ENQA, Goran Dakovic ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka bërë shumë për adresimin e ESG-ve dhe rekomandimeve të ENQA. Dakovic ka thënë se AKA ka investuar resurse të konsiderueshme për angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë si vlerësues të jashtëm.
Drejtori i AKA-së, Naim Gashi ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka miratuar Ligjin për AKA-në, i cili tashmë është proceduar për në Kuvendin e Kosovës, dhe se miratimi i këtij ligji garanton pavarësi institucionale dhe financiare, sipas rekomandimeve të ENQA.
Gashi ka thënë se AKA, konform planit dinamik ka zbatuar të gjitha rekomandimet e ENQA dhe po përgatitet për vlerësim nga ky institucion evropian i sigurimit të cilësisë./arbresh.info/
Arrestohet një person në fshatin Rogoqicë, i konfiskohet arm...
Tetë ndeshje tjera zhvillohen sot në kualifikimet për Euro 2...
Arrestohet një person në Prishtinë, vjedhi portofolin dhe te...
Rusia përmes raketave bombarduese përmendin Kosovën
Trepça hap konkurs për rreth 100 punëtorë
Lionel Messi arrin në kuotën e 800 golave në karrierë