Po vazhdojnë punimet e Konferencës Ndërkombëtare të ICPA-së, e cila po mbahet në Singapor.
Në këtë konferencë po marrin pjesë drejtorë ekzekutivë, profesionistë dhe ekspertë të shërbimeve korrektuese nga e gjithë bota, shkruan Arbresh.info.
Pjesë e kësaj konference është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili zhvilloi takime të rëndësishme me Peter Severin, President i ICPA-së, Natalie Boal, Drejtoreshë Ekzekutive, si dhe homologë e përfaqësues nga shumë shtete të ndryshme të botës si: SHBA, Turqia, Singapori, Franca, Belgjika, Filipinet, Maldivet, Indonezia, etj.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan temat kryesore që lidhen me të ardhmen e shërbimeve korrektuese në nivel global.
Në këtë konferencë, Këshilltari Global i ICITAP-it për Kundërterrorizëm, Bill Sage, prezantoi Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Njësinë e Inteligjencës së këtij shërbimi si një model suksesi. Ai vlerësoi arritjet e njësisë në rritjen e ndjeshme të nivelit të sigurisë, duke e përshkruar atë si një histori suksesi dhe një shembull të mirë për rajonin dhe më gjerë.

“Konferenca po shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare në fushën e shërbimeve korrektuese, duke nxjerrë në pah rolin e Kosovës si një kontribues i rëndësishëm në këtë sektor.”, thuhet në njoftim.
SHKK falënderon Ambasadën Amerikane (INL dhe ICITAP) për mbështetjen e vazhdueshme dhe asistencën e ofruar nga zyrtarët e lartë Bill Sage dhe Frenk Karam./Arbresh.info/

I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë