Ministria e Mbrojtjes ka pranuar sistemin e fluturakeve pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programit shtet më shtet Foreign Military Sales (FMS).
Sipas njoftimit, këto kapacitete moderne do të shërbejnë për forcimin e aftësive operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e vëzhgimit dhe operacioneve ajrore pa pilot, shkruan Arbresh.info.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi, duke deklaruar se pranimi i fluturakeve pa pilot të tipit RQ-20 Puma është një hap i rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të FSK-së në fushën e inteligjencës dhe zbulimit.
“Ky është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin tonë strategjik dhe të pazëvendësueshëm”, u shpreh ndër tjerash ministri Maqedonci.
Ai shtoi gjithashtu se ky bashkëpunim është dëshmi e vazhdimësisë së angazhimit të përbashkët për ngritjen dhe modernizimin e FSK-së, në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare./Arbresh.info/
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!