Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, pranohet në “The International Society of Air Safety Investigators (ISASI)” me seli në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
ISASI është organizata botërore e Hetimeve të Aksidenteve Aeronautike me seli në Washington D.C dhe mbledh hetuesit dhe profesionistet më të mirë të Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike Civile dhe Ushtarake në një takim të rregullt vjetor.
ISASI është e ndarë në këto regjione: Azi, Australi, Canada, ShBA, Europë, Kore, Amerikë Latine, Zelandë e Re, Pakistan, dhe Rusi.
Kjo organizatë ka mbi 1500 anëtarë, 130 korporata dhe përfaqësim të shteteve.
Në mbledhjen e Bordit të ISASI të mbajtur me 12 janar 2023 KHAIA që përfaqëson Republikën e Kosovës në fushën e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore ishte pranuar Corporate Member of ISASI dhe gjatë zhvillimeve të punimeve të mbledhjes vjetore të “The International Society of Air Safety Investigators (ISASI)” që po mbahet në Nashville, Tennessee në ShBA në një ceremoni zyrtare është ndarë pllaka e pranimit nga Kryetarja e “The International Society of Air Safety Investigators”, znj. Barbara Dunn.
Në emër të KHAIA-së që përfaqëson Republikën e Kosovës në fushën e Hetimeve të Aksidenteve Aeronautike këtë pllakë e pranoi Kryesuesi i KHAIA-së, Mirsim Beqiri, i cili mbajti edhe një fjalë rasti para delegatëve të të gjitha shteteve./Arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...