Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, nënshkruan sot një marrëveshje granti me vlerë 9 milionë franga për financimin e fazës së dytë të projektit “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”.
Sipas njoftimit, programi, me një vlerë totale prej rreth 20 milionë frangash zvicerane, do të zbatohet në tri faza, shkruan Arbresh.info.
“Faza e parë ka patur një financim prej 8.6 milionë franga, ndërsa ky grant i ri, i ofruar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të mbështesë fazën e dytë të projektit.”, thuhet në njoftim.
Ministria njofton se ky projekt ka për qëllim mbrojtjen dhe menaxhimin efikas të burimeve ujore, përmirësimin e infrastrukturës ujore, reduktimin e ndotjes së ujërave dhe rritjen e efikasitetit të përdorimit të ujit në Kosovë./Arbresh.info/
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt