Nesër (e hëne) pritet të mbahet Samiti i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor.
Ky samit do të jetë i pari që organizohet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës specifikisht për diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një komunikate për media.
Samit Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor do të mbledhë së bashku përfaqësues të lartë shtetërorë, gazetarë, aktivistë, përfaqësues nga shoqëria civile në nivel të rajonit, duke përfshirë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.
Në njoftim thuhet se samiti do të filloj nga ora 09:30 në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë./arbresh.info/
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...