Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Burim Ramadani thotë se Kosova nuk ka për qëllim tu ikë obligimeve ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Speciale.
“Definitivisht Kosova as nuk mund t’i ikë dhe nuk ka synim që t’i iket”, tha Ramadani për televizionin Dukagjini.
Por sipas tij, në secilën situatë duhet tentuar të ruhet siç tha ‘dinjiteti’ i vendit.
“Forma se si formulohet në një tavolinë apo në një tavolinë tjetër në një debat ose në një debat tjetër është çështje tjetër. Aspekti i obligimeve nuk mund t’i iket dhe si të tillë unë besoj që qasja e përgjithshme e kësaj situate është se Kosova duhet të ketë edhe dinjitetin e vetë edhe dinjitetin e proceseve historike që kanë kaluar por edhe mbështetjen e miqve ndërkombëtar”, tha ai.
Thotë se Kosova nuk do të vi në situatën që të prish raportet me ndërkombëtarët.
“Nuk besoj se do të jetë një situatë në të cilën këto të dyja do të vijnë në kundërshtim njëra me tjetrën. Kosova do ta ruajë edhe dinjitetin kombëtar por edhe mbështetjen”, tha Ramadani.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...