“SMATSA nuk posedon informacione që brenda disa ditëve ose javëve do të ndryshojë marrëveshjen në lidhje me ofrimin e shërbimeve të trafikut ajror në rajon”, kanë thënë për ‘Tanjug’ nga kontrolli i fluturimeve të Serbisë dhe Malit të Zi,
Sipas medias në fjalë, kjo deklaratë erdhi pasi u raportua se ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se në janar Kosova do të marr përsipër kontrollin e hapësirës së ulët ajrore, ndërsa ato mbi 7 mijë metra ende do të mbeten në menaxhimin e Hungarisë, transmeton lajmi.net.
Nga SMATSA kanë deklaruar se më shumë se 15 vjet zgjat procesi për të normalizuar rrjedhën e trafikut ajror në rajon, së bashku me institucionet e tjera të Serbisë për të marrë pjesë në këto procese.
“Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Aviacionit Civil ICAO e as autoritetet e Prishtinës”, njofton SMATSA duke i rikujtuar Kosovës të mos përdorin rrugët që çojnë nëpër hapësirën ajrore të Serbisë.
SMATSA shton se hapësira ajrore mbi Kosovën funksionon sipas Marrëveshjes Ushtarake Teknike të vitit 1999 e cila u lidh nën autoritetin e komandantit të KFOR-it.
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...