Kosova nuk merr pjesë në programin 7.5 miliardë eurosh të BE-së, Kica: Mëkat, turp, dështim e çka jo!

17:30 | 1 Korrik 2023
Diellza Gashi

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi Kosova nuk do të marrë pjesë në programit “Europa Digjitale” me vlerë 7.5 miliardë eurosh të financuar nga BE-ja.

Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili ka kërkuar Qeverisë t’i tregojë sekotrit digjital të vendit se pse Kosova nuk është pjesë e këtij program, duke shtuar se vendet fqinje do të jenë pjesëmarrës.

“Kosova s’ka shumë që u përzgjodh si TechHub i Ballkanit për shkak të kapaciteteve të jashtëzakonshme të rinisë tonë. E para në rajon dhe e 11-ta në Evropë. E merituam më shumë se kushdo në rajon.”, ka shkruar deputetja e LDK-së në Facebook.

Tutje ajo ka pyetur se “Sa teori, praktika e politika shtesë izolacioniste na duhet për të kuptuar sa mbrapshtë e konceptojnë këta “zhvillimin” e vendit?”/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale