Sistemi shëndetësor në vend vazhdon të ketë probleme të mëdha për shkak të mungesës së madhe të stafit profesional, të cilët kanë mësyr Bashkimit Evropian.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë Haxhi Avdyli, neurokirurg dhe deputet në Kuvendin e Kosovës ka thënë se kjo vazhdon të jetë një shqetësim, dhe ai thotë se nuk ka një straetgji për parandalimin e kësaj dukurie.
“Kosova në këto vite nuk ka pasur strategji për resurse humane. Këtu ka mjekë të papunë dhe specializimet nuk janë të koordinuara mirë. Një numër i madh është i punësuar në QKUK, e një numër i madh i mjekëve mungon në spitale rajonale. E gjithë kjo falë planifikimit jo të mirë. Si pasojë e kësaj, kemi mungesë të mjekëve dhe infermierëve dhe shumë nga ta për shkak të kushteve, po ikin jashtë Kosovës’’, u shpreh Avdyli.
Gjermania mbetet vendi që kërkon më së shumti punëtorë shëndetësorë nga vendi ynë sipas Avdylit, kjo për shkak se kushtet dhe pagat atje janë shumë më të mira.
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...