Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka mbajtur tryezë diskutimi me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe hapjes së fushatës kundër trafikimit me njerëz.
Ministri në detyrë Ekrem Mustafa vitin 2019 e cilësi si një vit të suksesshëm në luftimin e trafikimit me njerëz.
“Ka qenë ky një vit i ngjeshur dhe mjaft i suksesshëm në luftën kundër trafikimin me njerëz.
Përmes kësaj fushate synojmë fuqizimin e mekanizmave për ndalimin dhe luftën ndaj trafikantëve. Ndjekjen e trafikantëve dhe bashkëpunimin me ndërkombëtarët” tha ministri Mustafa.
Sabedin Mehmeti nga Policia e Kosovës tregoi se për vitin 2019 janë regjistruar 106 raste të trafikimit me njerëz ku janë raportuar 15 viktima.
“Trafikimi me qeniet njerëzore është problem global që prej edhe Kosovën. Kosova nuk është imun ndaj trafikimit me njerëz” tha ai.
“Arsyet e trafikimit kryesisht janë nga gjendja sociale dhe ekonomike e rëndë që i vendos shpesh në situata të manipulimit. Mungesa e këshillimit familjarë. Ndërprerja e shkollimit e faktor tjerë”, ka thënë ai.
Kosova ka regjistruar106 raste të trafikimit dhe 15 viktima.
Prokuroria e Kosovës gjatë vitit 2019 ka trajtuar 81 kallëzime penale me 170 persona./arbresh.info/






Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...