Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se deri atë ditë që ka mandatë do të punoj me 5 shtetet që nuk e njohin Kosovën.
“E kemi vështirë me Spanjën për shkak të problemit me Kataluninë por besoj se marrëdhëniet me Greqin, Rumuninë, Qipron, Sllovakinë janë më të relaksuara dhe po të ndodhë që njëra nga këto shtete ta pranojë Kosovën do ta njohin edhe të tjerat”, ka thënë ai në TV Dukagjini.
Ai ka komentuar edhe situatën në Kataloni ku ka thënë se nuk mund të krahasohet me Kosovën.
“Shteti i Kosovës del nga një luftë nga një tragjedi e paparë. Këtu me një ndihmë të pakufishme të miqve tanë ka ardhur deri te bombardimi i Serbisë sepse populli ynë ishte në situatë të vështirë të egzistencës kurse Katalonia po ndahet nga luksi. Nuk dua të hyj në punët e tyre por nuk besoj që Kosova do të mendoj për njohjen eventuale të Katalunisë”, ka thënë ai./arbresh.info
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës