Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni ka shprehur ngushëllimet më të thella për Qeverinë dhe popullin e Republikës së Koresë së Jugut, pas zjarreve masive ku humbën jetën 24 persona.
Në telegramin e ngushëllimit, Ambasada e Kosovës ka përcjellë solidaritetin dhe mbështetjen e popullit të Kosovës për familjet e viktimave dhe të lënduarit.
“Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për Qeverinë dhe popullin e Republikës së Koresë dhe të shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e pikëlluara dhe të lënduarit. Republika e Kosovës qëndron pranë Republikës së Koresë së jugut në këtë moment të dhimbshëm”, thuhet në deklaratë.
Sipas autoriteteve koreane shumica e viktimave janë persona të moshës 60-70 vjeçare, teksa 26 persona tjerë janë plagosur, prej të cilëve 12 janë në gjendje kritike. Ndërkohë, më shumë se 23,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre./Arbresh.info
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...