KESCO përmes një njoftimi për media bën me dije se Kosova është në situatë shumë të vështirë energjetike, për shkak të ndërprerjes së paplanifikuar të prodhimit në KEK.
Në këto çaste, situata e furnizimit me energji elektrike është më e keqe se vitin e kaluar, kur së paku një njësi ishte aktive në TC “Kosova A” në KEK dhe nuk ballafaqoheshim me temperatura të larta dhe ekstreme në rajon dhe Evropë. Si pasojë, energjia e gatshme në treg është e limituar dhe shumë e kushtueshme.
“Edhe pse jo obligim i KESCO-s, ne jemi duke importuar energjinë që është e disponueshme në treg me çmim shtatë herë më të shtrenjtë (130 euro për megavat) për të tejkaluar më lehtë situatën e shkaktuar nga prishjet e paplanifikuara në KEK . Sidoqoftë, kjo nuk është e mjaftueshme për furnizim të rregullt me energji elektrike dhe nuk mund të jetë e qëndrueshme për kohë të gjatë”.
Bëhet e ditur se për momentin, në KEK janë aktive vetëm dy njësi të “Kosovës B” me kapacitet të limituar të prodhimit dhe të ndryshueshëm nga ora në orë, deri sa konsumi në orët e pikut është diku rreth 750 megavat. (Prodhimi në vend është vetëm 460 – 500 megavat).
Për të mos rrezikuar gjithë sistemin, jemi të obliguar të bëjmë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mungesës së kapaciteteve energjetike në vend dhe devijimit të madh që shkaktohet nga prishjet e paplanifikuara dhe emergjente në KEK. Ne kemi informuar të gjitha palët e treta dhe operatorët tjerë për situatën e krijuar.
Në të njëjtën kohë, i lusim të gjithë konsumatorët që në rrethana të tilla të jashtëzakonshme, të kursejnë energjinë elektrike, sidomos në orët e pikut, kur konsumi është shumë i lartë dhe kapacitetet energjetike në vend dhe energjia elektrike e disponueshme, nuk janë të mjaftueshme./arbresh.info.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...