Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaqi për Arbresh.info ka potencuar se është duke u respektuar ligji anti-duhan.
Kjo për shkak se sipas Thaqit gjatë inspektimi të përditshëm ka zero tolerancë për ata persona që e shkelin ligjin.
Tutje, ai deklaron se nga fillimi i vitit e deri tani janë shqiptuar rreth 600 gjoba, ku kryesisht janë për operatorët e biznesit.
“Prej ditës kur kemi shtuar frekuencën e kontrollit për ligjin e duhanit, çdo ditë e më shumë është duke u respektuar ligji, sepse jemi vendosur që të asnjë shkelës mos ta tolerojmë, secili që haset duke e shkelur ligjin do të sanksionet në bazë të proceduarve ligjore. Janë mirë inspektimi dhe monitorime që janë bërë që nga muaji mars gjerë më tani dhe në secilin rast ku ka shkelje ka pasur me gjobë. Dhe deri tani janë rreth 600 gjoba ku kryesisht janë për operatorët e biznesit. Jemi duke kontrolluar gjatë gjithë kohës kur kemi hasur në shkelje ka pasur gjoba”, tha Thaqi.
Zbatimi i Ligjit të Duhanit në Kosovë ka filluar të zbatohet në janar të këtij viti.
Ndërsa, nga viti 2024 në Kosovë paketim i ri i cigareve me foto sëmundjesh nga duhani.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo 6.5 sekonda vdes një person si pasojë e konsumimit të duhanit.
Sipas Ligjit kundër Duhanit, nëse tymoset duhan në hapësirat ku është e ndaluar me ligj, për subjektet afariste gjoba është nga një mijë deri në tre mijë euro, derisa për personin fizik 30 deri në 50 euro.
Ndryshe, Dita Botërore pa Duhan është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të OBSH-së të cilat synonin rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit si dhe inkurajimin e reduktimit të prodhimit dhe përdorimit të duhanit./Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Presidentja Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE...
Imami në Junik e gjen një kuletë me1300 euro, i dorëzon në p...
Costa për vizitë në Kosovë, policia tregon se në disa rrugë ...
Haxholli i drejtohet MPJD-së me 7 kërkesa për reformë në shë...
Pas Thaçit, edhe Fadil Fazliu me ankesë për mangësi në aktak...
Trump largohet nga Riadi, Princi saudit i Kurorës ia bën me ...