Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2018, i cili po mbahet në Londër dhe këtë vit po zhvillohet me temën “Politikat e edukimit për Revolucionin e 4-të Industrial – Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”, njofton kumtesa ministrore.
Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij Forumi ku po marrin pjesë ministrat e Arsimit nga shumë vende të botë, Bytyqi, ndër të tjera do të zhvillojë edhe takime me ministra të Arsimit të vendeve të ndryshme.
Sot Bytyqi ka pasur një takim me drejtoren e Byrosë Ndërkombëtare të Arsimit (UNESCO, Zvicër), Dr. Mmantsetsa Marope, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt.
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...