Institucionet e Kosovës kanë marrë një paralajmërim nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit si pasojë e sulmeve të mëdha kibernetike që kanë goditur mbi 150 shtete të botës dhe ka infektuar mbi 200 mijë kompjuterë.
Nga institucionet e Kosovës është kërkuar që të jenë të kujdesshme në përdorimin e internetit, e sidomos në shfletimin e postës elektronikë nga burime të panjohura apo të dyshimta, përcjellë metro.
“Ju njoftojmë se sistemet kompjuterike në shumë vende të botës janë duke u ballafaquar me sulme masive kibernetike. Deri tani janë sulmuar rrjetet kompjuterike të mbi 150 shtete të ndryshme dhe janë infektuar mbi 200 mijë kompjuterë”, thuhet në këtë njoftim të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Aty tutje tregohet se janë marrë masa parandaluese për t’u mbrojtur nga ky sulm.
Ky sulm kibernetik është shkaktuar nga virusi i quajtur “WannaCry Ransomware”, i cili pas depërtimit në kompjuter, bën shifrimin (enkriptimin) e të dhënave duke i bërë ato të palexueshme.
Institucioneve u është kërkuar që të ndërmarrim një numër prej 6 veprimesh në mënyrë që të jenë të mbrojtur nga ky virus, shkruan gazetametro.net
Më poshtë janë të listuara këto veprimet, për të cilat Agjencia rekomandon që të ndërmerren në bashkëpunim me zyrtaret e IT-së së institucionit përkatës:
Ndërsa më gjerësisht për këtë virus kompjuterit mund të lexoni.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale