Republika e Kosovës ka miratuar Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet shtet me shtet, iniciativë e Kanadasë, e cila synon që të mbrojë edhe më tutje të drejtat e qytetarëve, të cilët jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë jashtë shteteve të tyre amë.
“Me miratimin e kësaj Deklarate, Kosova rreshtohet krah shteteve të përkushtuara për të drejtat e njeriut, sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe pavarësisë së gjyqësorit. Me këtë Deklaratë, Kosova sikurse edhe shtetet e tjera ka riafirmuar shqetësimin për përdorimin e ndalimit arbitrar nga shtetet për të ushtruar ndikim mbi qeveritë e huaja, veprim ky në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës.
Miratimi i kësaj deklarate, sipas njoftimit, është hap i rëndësishëm i përmbushjes së zotimeve të bëra nga Presidentja Osmani, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, në Samitin për Demokraci, iniciativë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden./arbresh.info/
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...