Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se Republika e Kosovës përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë mikpritëse të ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/Immediate Response ”.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci theksoi se përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe jemi të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm, transmeton Arbresh.info.
“Sot, në Mnelë të Shqipërisë, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituam ushtarakët tanë – konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2025””, ka shkruar Maqedonci.
“Aty rikonfirmuam që ushtria jonë është në nivel të atyre të NATO’s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim! Së bashku më të fortë”, tha Maqedonci./Arbresh.info
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri