Kosova shënon rënie të konsiderueshme të viktimave dhe të prekurve me covid-19 në rajon.
Në statistikat e fundit, Republika e Kosovës rendit e fundit në listën të cilën e kryeson Rumania me numrin më të madh të viktimave e të prekurve nga Pandemia e Koronavirusit.
Rumania, Turqia, Hungaria, Mali i zi e Bosnja renditen të parat ndërkaq Kosova renditet e fundit, pas Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë e Sllovenisë. Ministri Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se nga sot, kapaciteti I testimeve do të rritet për tre herë më shumë se sa deri më tani.
“Është lajm i mirë se Kosova renditet në shtatë vendet më të mira për situatën epidemiologjike dhe menaxhimin e pandemisë” – ka thënë Zemaj. Nga ana tjetër, Republika e Kosovës po I shton aparaturat për kryerjen e testeve PCR kundër Covid-19.
“Pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim, u arrit qëllimi. Tash shtohet edhe numri i testeve brenda 24 orëve” ka thënë Zemaj.
Këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ndërsa rreth vaksinave sezonale, ministri Zemaj ka njoftuar se ka siguruar 160 mijë vaksina kundër gripit sezonal, derisa janë në proces të sigurimit edhe të mbi 200 mijë të tjera.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës