Filatelia e Postës së Kosovës, më 17 shkurt 2022, lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike 2022”.
Përmes dy pullave postare dhe një blloku filatelik, në mënyrë simbolike prezantohen Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin, Kinë.
Është hera e parë që Kosova garon me dy sportistë në lojëra olimpike dimërore: Kiana Kryeziu, vajza e parë në këto lojëra nga vendi ynë dhe Albin Tahiri, debutues në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, në pesë disiplinat alpine të skitarisë.
Republika e Kosovës është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit.
Posta e Kosovës do të kujdeset si çdo herë që krahas afirmimit të vlerave tona kombëtare, përmes pullave postare do t’i motivon sportistët tanë në arritje sportive të Kosovës në arenën Ndërkombëtare./arbresh.info/
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...