Kosova me dy medalje të bronzta në Olimpiadën Ndërkombëtare Iraniane të Gjeometrisë

11:40 | 16 Dhjetor 2025
E.H

Kosova ka fituar dy Medalje të Bronzta në Olimpiadën Ndërkombëtare Iraniane të Gjeometrisë – IGO 2025.

Ajo u mbajt në mbi 40 shtete të botës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka njoftuar se fitues të këtyre medaljeve janë dy nxënësit: Ajan Hajrullahu dhe Vesa Xhymshiti.

“Përfundoi me sukses Olimpiada e 12-të Ndërkombëtare Iraniane të Gjeometrisë – IGO, e cila është mbajtur në mbi 40 shtete të botës. Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi dy Medalje të Bronzta. Fitues të Medaljeve të Bronzta janë dy nxënësit: Ajan Hajrullahu dhe Vesa Xhymshiti. Shoqata e Matematikanëve të Kosovës i uron dhe i përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësimin e denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze! Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur talentet e reja në fushën e matematikës”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme