Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Në këtë takim, të dy ministrat u zotuan se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e pa kompromis në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Gjatë këtij takimi u konfirmua se Kosova si anëtare e koalicionit anti-ISIS do të vazhdojë të japë kontributin e saj në të gjitha format me qëllim të pengimit të shtrirjes së kësaj dukurie e cila cenon sigurinë globale.
“Është mëse e qartë se luftimi i terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit i cili shpie në terrorizëm, kërkon bashkërendim të aktiviteteve dhe koordinim të ngushtë të të gjithë akterëve institucional dhe jo-qeveritar si dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, tha ministri Sefaj.
Ministri Sefaj theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një shteti, shoqërie të fortë dhe të qëndrueshme në luftë kundër këtyre dukurive.
Gjithashtu, në këtë takim të dy ministrat biseduan edhe për trajtimin dhe ri-integrimin e shtetasve kosovarë që ishin pjesëmarrës në konfliktet e armatosura jashtë vendit.
Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...
Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryemin...
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 pre...
Çitaku: Reagimi qytetar e ndali skenarin e LVV-së për përmby...
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati