Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është përfshirë në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave, i cili po mban punimet të martën dhe të mërkurën në Luksemburg.
Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka konfirmuar se çështja e Kosovës nuk figuron në rendin e ditës së këtij takimi. Në një reagim në Facebook, ai tha se Kosovës po i vendosen padrejtësisht “kërkesa jozyrtare” si kusht për anëtarësim.
Ai theksoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës – organi që vitin e kaluar i dha dritën e gjelbër kërkesës së Kosovës për anëtarësim – është mekanizmi që përcakton nëse një shtet i ka përmbushur kriteret.
Sipas Ahmetit, Kosova s’ka asnjë pengesë ligjore për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, sikur secili shtet evropian.
“Megjithatë, procesi i anëtarësimit është i pakthyeshëm dhe institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë komunikimin me shtetet anëtare, duke ecur me vendosmëri drejt anëtarësimit si shteti i 47-të i Këshillit të Evropës, sipas opinionit zyrtar të Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...