Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shtetasit e Singaporit të mos kenë nevojë për vizë për hyrje, qëndrim apo kalim transit nëpër Kosovë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Singapori nuk rezulton në listën e shteteve ndaj të cilave Kosova nuk aplikon regjim të vizave, andaj ka kërkuar që të shtohet në këtë listë.
“Përmes këtij plotësim-ndryshimi, shtetasve të Singaporit iu mundësohet të lirohen nga pajisja me vizë për hyrje, transit apo qëndrim në Kosovë për 90 ditë në një periudhë prej 6 muaj”, tha Gërvalla.
Ajo tha se regjimi pa viza ndaj shtetasve të Singaporit të bëhet ashtu sic është e përcaktuar për shtetasit e vendeve të tjera.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë