Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor.
Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me zyrtarë amerikan në Uashington.
Ndonëse, administrata amerikane ende nuk e ka bërë publike listën e vendeve pjesëmarrëse në takimin që do të zhvillohet virtualisht, javën e kaluar portali amerikan “Politico” një listë prej 100 shteteve pjesëmarrëse.
Në atë listë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ishin përfshirë Kosova, Serbia dhe Bosnja, ndërsa të ftuara ishin Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Njoftimet e mëhershme që Kosova nuk është ftuar në takim, kishte nxitur reagime të një pjese të opozitës dhe vëzhguesve të pavarur që e vlerësuan këtë si të dëmshme për Kosovën.
Në takim pritet të marr pjesë edhe Serbia. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç i tha televizionit publik serb se në takim do të marrë pjesë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit